Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar në gjetjen e shtëpisë tuaj të ardhshme!

Ne jemi jo vetëm  burimi juaj i  informacionit mbi pasuritë e paluajtshme, por edhe më shumë….

Blerja ose shitja e pronës  mund të jetë një përvojë e vështirë për ju; prandaj Ju keni nevojë për një ekip, si Droni Real Estate, që ka përvojën, aftësitë profesionale dhe integritetin për të bërë transaksionin tuaj të këndshëm dhe pa shumë stres. Ne mund t’ju ndihmojmë të gjeni pronën që keni në mendje, apo t`ju këshillojmë juve si shitës në mënyrë që ju të përfitoni sa më shumë nga prona juaj.

Doni të dini se sa vlerë ka prona juaj?

Përfitoni këshillim FALAS pranë zyrës sonë,..

Na tregoni pak për shtëpinë, biznesin ose pasurinë e paluajtshme tuaj dhe ne do t’ju tregojmë se sa mund të prisni të fitoni nga prona juaj.

Konsulencë Juridike

Nëse keni një problem ligjor apo paqartësi në lidhje me ligjin, mund të drejtoheni pranë zyrës tonë për t`ju ndihmuar me zgjidhjen e duhur. Ne ofrojmë këshillim ligjor në fushat e së drejtës civile, penale dhe administrative, për shërbimet e mëposhtme:

  • Zgjidhjen e cështjeve ligjore në rrugë administrative, dhe përfaqësimin në organet shtetërore,
  • Hartim kërkesash drejtuar institucioneve shtetërore apo subjekteve private,
  • Këshillim për ndjekjen e procedurave për regjistrimin e pasurive të paluajtshme,
  • Ndihmë juridike apo përpilimin e akteve juridike si: kontrata, prokura, deklarata etj,
  • Ndihmë juridike apo hartimin e kërkes-padive të ndryshme, si dhe çdo akti juridik të nevojshëm gjatë një procesi gjyqësor.
  • Hartimi i kontratave individuale dhe kolektive të punës.