“Pse duhet të punësoj një agjent të pasurive të paluajtshme”

“Pse duhet të punësoj një agjent të pasurive të paluajtshme”

Me kaq shumë informacione të gatshme online në dispozicion, gjithkush mund të pyes: “Pse duhet të punësoj një agjent të pasurive të paluajtshme”, “Unë mund ta shes vetë pronën time…”

Blerja ose shitja e një shtëpie është një iniciativë e madhe financiare dhe emocionale. Për këtë ju duhet të merrni në konsideratë punësimin e një agjenti profesional të pasurive të paluajtshme. E kush tjetër përvec Droni Real Estate, mund tju ofroj që ky transaksion të jetë sa më i këndshëm dhe me sa më pak stres..

Natyra e punës së një agjenti të pasurive të paluajtshme është të veprojë si një ndërlidhës midis blerësve dhe shitësve. Agjentët kanë akses të plotë në të gjitha pronat e tjera të renditura nga agjentë të tjerë. Për shembull, nëse po kërkoni të blini një shtëpi, një agjent i pasurive të patundshme do të listojë të gjitha shtëpitë që plotësojnë kriteret tuaja, në një kohë shumë të shkurtër. Nëse blini vetë, do të duhet të telefononi me radhë të gjithë shitësit, për njoftimet që jeni të interesuar.

Në mënyrë të ngjashme, nëse po kërkoni të shisni vetë shtëpinë tuaj, ju do të keni nevojë për klientë të interesuar, t’u përgjigjeni pyetjeve, telefonatave dhe të realizoni takime. Por shpeshherë do të duhet ta bëni këtë në orare të cuditshme, pasi klientët janë të tillë..Mbani mend se blerësit ndryshojnë mendje shpejt në qoftë se ju nuk përgjigjeni atyre në kohën e duhur. E si mund ta realizoni këtë, në një kohë që ju vetë punoni?

Me Droni Real Estate, kurseni kohën tuaj, që në fakt është shumë e cmuar për secilin prej nesh…

Related posts

Negocimi është biznes i ndërlikuar

Shumë njerëz nuk e pëlqejnë idenë e një marrëveshjeje të pasurive të patundshme...

Continue reading

Join The Discussion